Meterologu, Mendim Rugova ka njoftuar për temperaturat dhe motin i cili do të na shoqërojë gjatë vikendit dhe javës së ardhshme.
Rugova përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se gjatë fundjavës moti pritet të jetë kryesisht me kthjellime e diell. Rugova shtoi se do të fryejë një erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-7m/s.
Ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 8 gradë celsius deri 10 gradë celsius. Ndërsa moti gjatë javës së ardhshme, Rugova tha se tri ditët e para do të jenë me temperatura të ulëta si dhe do të ketë reshje shiu.
Por pas të mërkurës, Rugova shtoi se priten ngritje të temperaturave, tipike verore dhe maksimalja do të jetë 26-37 gradë celsius.
“Pas reshjeve që pritet të përfshinë vendin ditën e mërkruë, të javës së ardhshme, në pjesën e dytë të javës, vazhdon të paraqitet periudhë e motit më stabil, me më shumë diell nga dita e premtë dhe fundjavën e ardhshme. Temperaturat pas një rënie të lehtë të mërkurën, shënojnë rritje, madje edhe në temperatura verore, me maksimale deri në 26C e 27C. Në ditët e para të tetorit, pritet mot më i ndryshueshëm, ku nuk duhet përjashtuar mundësi për të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat zbresin përreth vlerave mesatare, në 20C e 21C, maksimalet, e minimalet në 8C e 9C”, vijon njoftimi.
Këtë të dielë sipas meterologut, Rugova më 22 shtator në hemisferën veriore fillon stina e vjeshtës, në orën 14:44.