Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për ngacmimin e një vajze të mitur në Prizren.
PK-ja në raportin ditor bëri të ditur se rasti është raportuar të ketë ndodhur me 15 shtator.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e kishte ngacmuar viktimën e mitur femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.