Osmani: Zbardhja e vrasjes së Ahmet Krasniqit është obligim i yni

Presidentja e vendit,  Vjosa Osmani ka kujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi, në 26 vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani ka thënë se sot kujtojmë me respekt atdhetarin, simbolin e guximit dhe sakrificës, komandantin e parë të Forcave të Armatosura të Kosovës, njëherësh ministër i Mbrojtjes i Kosovës.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se zbardhja e vrasjes së Ahmet Krasniqi është obligim dhe vrasja e tij u bë në mënyrë të pabesë.

“Ai u vra në mënyrë të pabesë dhe ishte viktimë e një akti të mjerë që u përpoq ta godasë përpjekjen për lirinë e Kosovës. Kolonelin e vranë, por jo ëndrrën për Kosovën e lirë dhe trashëgiminë e tij, ndaj zbardhja e vrasjes së tij është obligim i yni”, shkroi Osmani.

Osmani tha se Krasniqi ka qenë vizionar dhe udhëheqës ushtarak që ka besuar thellë lirinë e Kosovës.

“Në 26 vjetorin e vrasjes, me respekt e kujtojmë atdhetarin, simbolin e guximit dhe sakrificës, kolonelin Ahmet Krasniqi, komandanti i parë i Forcave të Armatosura të Kosovës, njëherësh ministër i Mbrojtjes i Kosovës. Sot nderojmë jo vetëm njeriun, por vlerat që ai mishëroi: trimërinë, qëndrueshmërinë dhe angazhimin e palëkundur për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika