Conrad: Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur

“Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur”, ka deklaruar  zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad, në shënimin e 25 vjetorit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Conrad tha se qëndrojnë përkrah Kosovës, jo vetëm si partner dhe aleat, por si mik i vërtetë, duke ndarë vizionin e ardhshëm për një Evropë të begatë dhe të sigurt.

Ai potencoi se që nga viti 1999, Gjermania ka investuar afër një miliardë euro për ndërtimin e infrastrukturës, nxitjen e rritjes ekonomike, rritjen e shërbimeve sociale, fuqizimin e komuniteteve, inovacionin, punësimin, integrimin në BE e të tjera.

“Përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur. Dhe ndërsa reflektojmë për veten tonë, historinë tonë gjermane, historinë tonë të trazuar gjermane, historinë e vështirë, ne e kuptojmë dhe e mbështesim shumë dëshirën e Kosovës për t’u integruar në familjen euroatlantike. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës, jo vetëm si partner dhe aleat, por si mik i vërtetë, ndajmë vizionin e ardhshëm për një Evropë të begatë dhe të sigurt. Gjatë çerek shekullit të kaluar, 25 vjet, Kosova ka bërë përparime të jashtëzakonshme në aspektin ekonomik, zhvillimit shoqëror, dhe si një komb sovran… Gjermania ka investuar afër një miliardë euro që nga viti 1999. Këto para janë drejtuar për ndërtimin e infrastrukturës për të nxitur rritjen ekonomike, rritjen e shërbimeve sociale, fuqizimin e komuniteteve, inovacionin, të rinjtë, punësimin, integrimin në BE, menaxhimin e mbeturinave, për një Kosovë më të gjelbër dhe më të shëndetshme”, tha Conrad./KosovaPress

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika