Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kompleks shkollor në Gaza

Palestinezët inspektojnë dëmet në vendin e një sulmi izraelit në një shkollë në lagjen Al-Zaytoun të qytetit të Gazës më 21 shtator 2024

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se numri i të vdekurve nga një sulm izraelit në një kompleks shkollor, i cili ndodhi sot[e shtune] ka shkuar në 22.

Zyra për Media e Qeverisë së Gazës raportoi se 20 nga të vrarët ishin gra dhe fëmijë, ku sipas kësaj zyre, 13 ishin fëmijë, gjashtë gra dhe një foshnjë tremuajshe, raporton CNN, transmeton Dukagjini.

Gjithashtu në njoftim thuhet se 30 persona janë plagosur duke përfshirë 9 fëmijë që kishin nevojë për amputime dhe të tjerë me djegie të rënda.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka thënë se kompleksi po përdorej si qendër komanduese e Hamasit dhe sipas kësaj ushtrie, ishin marrë masa paraprake për të shmangur viktimat civile.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika