Grupi artistik ‘’Zani’’ mban koncert në Gjakovë për nder të ditëlindjes së Pejgamberit Muhammed

Në Gjakovë sonte do të mbahet koncert nga grupi artistik ‘’Zani’ në nderë të dërguarit të fundit të Zotit, Pejgamberit Muhammed.

Në njoftim thuhet se ‘’Më datën 21 shtator 2024, në ora 19:00, në Pallatin e Kulturës ‘’Asim Vokshi’’ (Gjakovë) do të mbahet një koncert madhështor nga grupi artistik ‘Zani’ ’’.

Sipas njoftimit në koncert do të këndohen ilahi dhe mevlud.

‘’Në këtë ngjarje të veçantë, do të këndohen ilahi dhe mevlud në nder të Pejgamberit Muhammed  a.s.

Koncerti organizohet për nderë të Dërguarit të Zotit’’, thuhet në njoftim.

Të fundit nga rubrika