Harris pranon ftesën e CNN për ta sfiduar Trumpin në një tjetër përballje

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka pranuar ftesën e CNN për një tjetër debat me rivalin republikan Donald Trump më 23 tetor.

“Zëvendëspresidentja Harris është gati për një mundësi tjetër për të ndarë skenën me Donald Trumpin”, tha në një deklaratë kryetarja e fushatës Jen O’Malley Dillon.

“Donald Trump nuk duhet ta ketë problem të pajtohet me këtë debat”, shtoi ajo.

Harris tha se “do të pranojë me kënaqësi një debat të dytë presidencial” dhe se shpreson që Trumpi “do t’i bashkohet” asaj më 23 tetor.

Trump sugjeroi javën e kaluar se ai mund të ishte i hapur për të marrë pjesë në një debat të tretë presidencial pas përballjes së tij të 10 shtatorit me Harris të organizuar nga ABC në Filadelfia.

“Ndoshta nëse do të isha në humorin e duhur”, tha Trump pasi kishte deklaruar se “nuk do të ketë debat të tretë”.

Ndërkohë, fushata e Harris javën e kaluar hodhi poshtë njoftimin e Trumpit se nuk do të kishte një debat tjetër, me një këshilltar të lartë duke thënë se ish-presidenti “ndryshon pozicionin e tij çdo ditë”.

Edhe zëvendëspresidentja ishte deklaruar se “ua kanë borxh një tjetër debat votuesve”.

“Si zëvendëspresidentja Harris, ashtu dhe ish-presidenti Trump, morën një ftesë për të marrë pjesë në një debat të CNN këtë vjeshtë pasi ne besojmë se populli amerikan do të përfitonte nga një debat i dytë midis dy kandidatëve për president të SHBA-së”, tha CNN.

“Ne mezi presim të marrim një përgjigje nga të dyja ekipet e fushatave, në mënyrë që publiku amerikan të mund të dëgjojë më shumë nga këta kandidatë ndërsa ata marrin vendimin e tyre përfundimtar”, shtoi rrjeti.

 Ndryshe, debati i CNN midis Trumpit dhe Bidenit më 27 qershor rezultoi në përmbysje të rrjedhës së fushatës.

Pas paraqitjes në debat, Biden përfundimisht hoqi dorë nga gara dhe e miratoi kandidaturën e Harrisit.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika