Ky është personi që dyshohet se e kreu vrasjen në Mitrovicë, policia kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Valdrin Salihut, i cili dyshohet për vrasjen e ndodhur dje[e premte]në Mitrovicë.

Me autorizim të prokurorisë, Policia ia ka publikuar identitetin dhe fotografinë e Salihut, që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e djeshme.

“Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Dukagjini.

Dje në mesditë ka ndodhur një vrasje në Mitrovicë, ku policia tha se në vend të ngjarjes ka gjetur gjatë gëzhoja, teksa viktima ka vdekur në QKUK, pasi s’mundi të ju mbijetojë plagëve.

Vdes 40-vjeçari i plagosur në Mitrovicë, dyshohet se 6 plumba u shkrepën në drejtim të tij

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika