Një listë të gjatë emrash të punsuar së fundmi në komunën e Gjilan, e ka shpalosur Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ata kanë akuzuar kryetarin e kësaj komune e Lëvizjen Vetëvendosje për punsime partike a të familjarëve, në konkursin e fundit për mësimëdhënës të drejtorisë së Arsimit në këtë komunë.
Lidhja Demokratike, të cilët një ditë më parë përmes një konference kanë thënë se kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni po ua humb shpresat të gjithë të rinjëve për të konkuruar në konkurse publike. Sipas tyre që të jesh përfitues i një vendi të punës në sektorin publik duhet të jesh i afërt i partisë në pushtet apo familjar i Hysenit.
Partia që dikur udhëhiqte me Gjilanin i kanë bërë thirrje edhe prokurorisë që të hetojë punësimet në këtë komunë.
Njëtjë kërkojnë edhe nga shoqëria civile të cilët thonë se kjo nuk është hera e parë që ndodhë kjo.
“Komuna e Gjilanit është njëra ndër komunat që është recediviste e ketyre veprave dhe nepotizmit politik cka varen në punësim, ne kemi kërkuar edhe para disa viteve ndërprejen e një procedure të prokurimit, ku është synuar të punësohen militanta të LVV-së, ku edhe ka punsuar me kontrata mbi vepër.”, tha Kenan Gashi nga AVONET
Megjithatë të kundërtën e tyre e thonë nga kabineti i kryetarit të komunës së Gjilanit. Në një përgjigje për Dukagjinit, ata kanë thënë se akuzat janë absurde dhe se konkursi ka qenë transparent.
“Këto akuza nga ata që prej shumë vitesh nuk kanë lënë asnjë familjar pa punësuar, ndërsa vetë janë të punësuar në bazë të partisë dhe lidhjeve familjare, janë absurde. Së pari, ne kemi 83 mijë banorë e jo 200 mijë, dhe është e pamundur që si qytet të mos kemi ndonjë lidhje me njëri-tjetrin. Së dyti, ata as nuk kanë pasur dhe as nuk do të kenë qasje apo ndikim në qeverisjen tonë. Ka kaluar koha kur deputetët ndërhynin në punësime apo komisione; në fakt, ata po flasin për atë që vetë kanë bërë dhe mendojnë se e njëjta gjë po ndodh edhe nga ana jonë. Ju siguroj se konkursi është i hapur dhe transparent, dhe çdokush që ka ndonjë shqetësim apo dyshim, le ta dërgojë në prokurori. Përndryshe, gjithçka është ligjore.”, tha Besart Selimi – kabineti i kryetarit të komunës në Gjilan
Gjatë së hënës partitë opozitare në Gjilan pritet që të takohen me kryetarin e komunës, Alban Hysenin, me ftesë të këtij të fundit.