Katër persona janë arrestuar të dielën si të dyshuar për kontrabandë me migrantë.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës ata janë arrestuar në Shipol të Mitrovicës, pasi janë zënë duke transportuar pesë shtetas të Jemenit.
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda më 22.09.2024 kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së”, thuhet në raportin24-orësh të Policisë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 euro, 7300 lekë shqiptarë, 140 franga zvicerane dhe 4 automjete.
Me vendimin e prokurorit të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.