Kurti takon përfaqësues të shoqatave të diasporës në Venecia të Italisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar përfaqësues të shoqatave të diasporës në Venecia të Italisë, ku ka diskutuar për mërgatën si urë lidhëse ekonomike dhe kulturore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar me Italinë dhe popullin italian

Foto Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar mbrëmjen e së dielës me përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Venecia të Italisë.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua mbi të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, progresin që ka njohur vendi në tri vitet e fundit dhe perspektiva për avancim të mëtejmë të zhvillimit ekonomik dhe të investimeve por edhe të mirëqenies sociale.

Po ashtu, ata diskutuan edhe për mërgatën, duke e konsideruar si urë ekonomike dhe kulturore ndërmjet shtetit të Kosovës e kombit shqiptar me Italinë dhe popullin italian.

“Kryeministri radhiti indikatorët pozitivë dhe premtues ekonomik, ku përmendi ndër të tjera rritjen mesatare ekonomike 6.2%, dyfishimin e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, krijimin dhe shtimin e vendeve të reja të punës veçanërisht me fokus në punësimin e të rinjve dhe grave, rritjen e qarkullimit të bizneseve”, thuhet në njoftim.

Kurti ka shtuar se si Qeveri janë përkujdesur që zhvillimi ekonomik të shpërndahet te të gjithë qytetarët pa dallim, përmes masave të ndryshme ekonomike të ndërmarra, për të ndihmuar nënat, studentët e familjet, por edhe tejkalimin e krizave globale me të cilat jemi përballur.

“Duke shprehur vëmendjen e Qeverisë ndaj diasporës dhe kontributin ekonomik madhor të saj për vendin përmes investimeve në Kosovë dhe punës në programe të ndryshme, kryeministri theksoi dhe iniciativat e ndërmarra nga Qeveria për diasporën, si Shkolla për Diplomaci të Diasporës, platforma KosovaDiplo365, projekti Dritare për Investime të Diasporës e shumë të tjera”, thuhet tutje në njoftim.

Kryeministri i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për takimin dhe bashkëbisedimin e ngrohtë.

Në këtë takim, kryeministri Kurti shoqërohej nga ambasadorja e Kosovës në Itali, znj. Nita Shala dhe konsulli i përgjithshëm në Milano, Diamant Kastrati.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika