Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë

Protesta "Marsho për identitet dhe dinjitet", është duke u mbajtur nga shqiptarët në Preshevë, si një reagim kundër diskriminimit dhe shkeljeve të të drejtave nga Serbia

Tashmë ka filluar protesta e paralajmëruar e shqiptarëve në Preshevë.

Në mesin e protestuesve janë kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në këtë protestë nga shqiptarët po kërkohet ndërprerja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Serbia, njohja e diplomave, vende të punës dhe institucione të hapura për të gjithë.

“Për mundësi të barabarta në punësim. Të dëshmojmë edhe një herë se edhe përkundër apartheidit, shqiptarët e Luginës nuk heshtin. Aq më pak, nuk dorëzohen e nënshtrohen. Të vazhdojmë luftën për të drejta, liri e barazi”, kështu ka njoftuar për motot e marshimit kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Javë më parë protesta e njëjtë me qëllimin e njëjtë është mbajtur edhe në Komunën e Bujanocit.

Shqiptarët protestojnë në Preshevë, kërkojnë ndalimin e diskriminimit

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika