Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se me dinamikë të lartë po zhvillohen punimet në stadiumin e Gjakovës.
Çeku, përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se Gjakova dhe Kosova do të kenë një stadium të nivelit ndërkombëtar, i cili do të ofrojë kushte moderne për futbollistët dhe sportdashësit.
“Kemi ndarë nëntë milionë euro për ta përfunduar stadiumin në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës. Investimet në infrastrukturë sportive po vazhdojnë dhe nuk do të ndalen si për nevoja të brendshme, po ashtu edhe në përgatitje për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar Çeku.