Sot mblidhen shtatë komisione të kuvendit

Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së martë [sot]  në Kuvendin e Kosovës do të mbajnë mbledhjen e radhës shtatë Komisione Parlamentare.

Fillimisht nga ora 10:00, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të shqyrtojë projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Pastaj Komisioni për Administratë Publike do të shqyrtojë Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës si dhe Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës.

Po ashtu në orën 11:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti  dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ndërsa nga ora 13:00 do të mblidhen edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim dhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

  • “Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
  • Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës si dhe Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunës.
  • Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shqyrton projektligjet për aderim në Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare; për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështjet civile apo tregtare” si dhe atë për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”.
  • Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
  • Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Institucionit të Avokatit të Popullit; të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit si dhe të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
  • Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024.
  • Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton një propozim të Organizatave Joqeveritare”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika