Ambasada gjermane për sulmin në Banjskë: Radoiçiq ende i lirë në Serbi, edhe pse qëndron mbrapa krimit

Sot është një vjetori i vrasjes së rreshterit, Afrim Bunjakut në Banjskë, nga një sulm terrorist, në krye me ish-liderin e Listës serbe, Milan Radoiçiq. E për një vjetorin e sulmit në veri ka reaguar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ku ka thënë se "sakrifica e Afrim Bunjakut nuk do të harrohet" por që Milan Radoiçiq edhe pse e ka pranuar përgjegjësinë e kryerjes së sulmit, ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi

Sot është një vjetori i vrasjes së rreshterit, Afrim Bunjakut në Banjskë, nga një sulm terrorist, në krye me ish-liderin e Listës serbe, Milan Radoiçiq. E për një vjetorin e sulmit në veri ka reaguar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ku ka thënë se “sakrifica e Afrim Bunjakut nuk do të harrohet” por që Milan Radoiçiq edhe pse e ka pranuar përgjegjësinë e kryerjes së sulmit, ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar
mosmbajtja përgjegjësi e këtij rasti, pavarësisht pranimit të fajit “minon paqen në rajon dhe dërgon mesazh të rrezikshëm”. Teksa ka shtuar se drejtësia duhet të vendoset dhe nuk ka më justifikime.

“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiq, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.

Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika