Kurti e Konjufca bëjnë homazhe tek varri i Afrim Bunjakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryekuvendari i vendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek varri i heroit, Afrim Bunjakut në Samadrexhë.

Fillimisht, Kurti e Konjufca ishin për vizitë tek familja e heroit, Afrim Bunjakut.

Ndryshe, në orët e para të ditës më 24 shtatorit të 2023-s, një njësi policore e cila ishte në patrullim në fshatin Banjskë të Zveçanit njoftoi se dy kamionë ishin vendosur në urën që të çon drejtë brendësisë së Banjskës në të cilin gjenden dhjetëra shtëpi.

Rreshteri policor, Afrim Bunjaku së bashku me dy kolegë të tij i ishin përgjigjur rastit, me ç’rast deri sa ishte afruar te kamionët e vendosur për të parë se çfarë po ndodhte një granatë kundër këmbësorisë me telekomandë kishte shpërthyer.

Rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në sulm më 24.09.2023 ndërsa dy kolegët e tij, njëri ishte plagosur e tjetri ishte lënduar.

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani  ka thënë se Kosova “është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm”.

“Sot një vit, rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm”, shkroi në Facebook.

Kryeministri, Albin Kurti njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur ta emërtojë një rrugë rajonale Ballaban – Banjskë, për nder të Afrim Bunjakut.

“Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, shkroi Kurti në Facebook.

Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe e akuzon shtetin e Serbisë se ka gisht në të. Serbia i ka mohuar akuzat.

Në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për këtë sulm.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.

Në aktakuzën e ngritur nga prokuroria kosovare, Radoiçiq cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika