Kurti: Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sakrifica e heroit, Afrim Bunjakut nuk do të harrohet kurrë, duke shtuar se rreshteri humbi jetën “duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.

Kurti para mediave deklaroi se Serbia qëndron mbrapa sulmit terrorist në veri të Kosovës dhe se ka kërkuar mbështetjen, ndihmën dhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar për të dhënë përgjegjësi shteti serb.

Ai shtoi se heroi Afrim Bunjaku ka lartësuar shtetin e Kosovës.

“Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit para një viti Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial, në mbrojtje të rendit publik, të paqes e të sigurisë dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe për opinionin publik ndërkombëtar. Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë. Sot që po flasim, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës, shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejnë me nder dhe me përkushtim.

Numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë, edhe i ushtrisë tonë, kurrë s’ka qenë më i lartë. Andaj kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme. Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë, dhe, ata policë të cilët ishin në betejë bashkë me të nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë, të bie në duart e forcave armike. E forcat të cilat ishin të financuara e të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë të cilët kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë, ikën me turp, i lanë të vrarët e të plagosurit e tyre dhe sot fshihen nëpër Serbi, sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin tonë dhe popullin tonë liridashës”, ka deklaruar Kurti.

“Me këtë rast duhet theksuar që Serbia është përgjegjëse andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen, e faktorëve ndërkombëtarë.”, vijoi Kurti.

Kurti poashtu njoftoi edhe emërtimin e rrugës në Banjskë për nder të heroit, Afrim Bunjaku.

Idealet e dëshmorëve  do ti jetësojmë e po i jetësojmë. Kujtimin për ta do t’a përjetësojmë e po I përjetësojmë. Sot në Banjskë të Zveçanit është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga Afrim Bunjaku”, ka deklaruar Kurti para mediave, pas homazheve tek varri i heroit, Afrim Bunjakut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika