Rama viziton familjen e ish-presidentit Thaçi

Në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, është pritur nga familjarët dhe miqtë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Të dielën e 19 qershorit, Rama është pritur nga familjarë e miqë të ish-presidentit, në Burojë të Skenderajt.

Prezentë ishin edhe kryetari i komunës së Skenderaj, Fadil Nura, dhe nënkryetari Sami Lushtaku.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizites te familje e ish-presidentit Hashim Thaçi

“Isha tek Hashimi e vizitova, mu duk mirë, jeni të fortë ju. Të ka ngjarë ty duket”, ka thënë Rama duke iu drejtuar babait të ish-presidentit.

Gajtë kësaj vizite, nuk munguan as dhuratat nga të dyja palët.

Rama i kishte sjellur stemën e figurës së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, familjes Thaçi.

Dhurata simbolike

Kurse babai i ish-presidentit Thaçi, ia dhuroi Ramës stemën e emblemës së UÇK-së.

Pos kësaj, ai ia dhuroi edhe plisin i cili konsiderohet si simbol i identitetit kombëtar shqiptar.

Dhurata simbolike

Pos kësaj, Rama kohëve të fundit kishte vizituar edhe Thaçin i cili gjendet në paraburgim, në Hagë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizites te familje e ish-presidentit Hashim Thaçi

Thaçi gjatë vizitës së Ramës në Hagë: Edhe 100 herë po të kthehesha, sërish do ta bëja të njëjtën gjë

Rama ka rrëfyer një pjesë të bisedës së tij me Thaçin, duke cituar një frazë të ish-presidentit që po mbahet në paraburgim në Hagë.

“Më ka bërë përshtypje fakti që edhe aty e prekëm këtë temë, tha se nëse do të kthehesha 100 herë, 100 herë do të bëja të njëjtën gjë, sepse jam i bindur që ka qenë gjëja e duhur. Dhe nëse kjo ishte kostoja që i duhej paguar domosdshmërisë që të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga të gjitha spekulimet, akuzat e ngritura sidomos nga famëkeqi Dick Marti, raporti i të cilit ishte shkaku që filloi i gjithë ky proces, ndërkohë që në aktakuzën e ngritur nuk ka asgjë nga Dick Marti, atëherë ai tha, kështu qoftë, dhe më vjen mirë që këtë kosto jam edhe unë që po marr pjesë për ta paguar dhe nuk është diçka që po iu ndodh shokëve të mi dhe unë jam i papërfshirë”, ishin fjalët e Thaçit, që Rama i transmetoi për publikun.

Kur ishte pyetur se a është me të drejtë apo pa të drejtë atje, Rama ka theksuar se Thaçi është aty si pjesë e njërës prej historive më të rënda dhe më të dhimbshme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika