Përurohet rruga “Afrim Bunjaku”, Kurti: Sulmi në Banjskë ka qenë agresion kundër sovranitetit shtetëror

Foto EO

Rruga rajonale, segmenti Ballaban – Banjskë, ka marr emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në zbulimin e pllakës se kësaj rruge që mban emrin e heroit të Kosovës ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Plani ishte të aneksohej një pjesë e territorit. Rënia e Afrim Bunjakut nuk ishte e kot. Përkundrazi ajo ishte fitore e madhe e Kosovës për të gjithë qytetarët, pa dallim”, deklaroi Kurti.

“Rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjkau, i cili ishte bashkë me kolegët e tij në një vend ku ishte përgatitur kurthi për vrasjen e policëve tanë nga paramilitarët, terroristë të cilët janë orkestruar dhe financuar nga Serbia dhe të cilët paraprakisht kishin sjellë shumë armatim në Kosovës për një konflikt më të gjerë e  më të gjatë. Nga konfiskimet e armatimit dhe municionit që ka bërë Policia e Kosovës në Zveçan dhe jo vetëm, del që 10-5 lloje të armëve janë konfiskuar dhe mbi 80 mijë municion”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka theksuar se sulmi në Banjskë ka qenë agresion kundër sovranitetit të shtetit.

“Kjo tregon që Banjska e shtatorit të vitit 2023 ka qenë një plan për ta sulmuar Kosovën, ka qenë një agresion kundër sovranitetit shtetëror, integritetit territorial, paqes, sigurisë dhe kushtetushmërisë dhe pikërisht për këtë arsye, meqenëse këtë ne nuk e harrojmë asnjëheë, sot në këtë vend zbuluam tabeln e cila shënon emërtimin e ri të kësaj rruge pra ‘Afrim Bunjuaku, sipas vendimit të mbrëmëshëm të Qeverisë së Kosovës”, vijoi Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika