Hovenier: Autorët e krimit të tmerrshëm të Banjskës të mbahen përgjegjës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë thirrje që autorët e sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, të mbahen përgjegjës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë thirrje për përgjegjësi të plotë ndaj autorëve të sulmit terrorist që ndodhi një vit më parë në Banjskë të Zveçanit.

Në në platformën “X” (ish-Twitter), Hovenier shprehu respektin dhe nderimin e tij për heroin Afrim Bunjakun, duke iu bashkuar Qeverisë dhe trupave diplomatike për të përkujtuar policin që u vra në këtë sulm.

Ai gjithashtu theksoi se SHBA-ja pret që të gjithë të përfshirët në këtë akt kriminal të mbahen përgjegjës.

“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, ka shkruar Hovenier.

Edhe Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që të ndiqen përgjegjësit e sulmit në Banjskë dhe se është e përkushtuar për drejtësi.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se ka shkruar në rrjetin social X se duhet të vijojnë përpjekjet për ruajtjen e sigurisë dhe normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Një vit pas sulmit në Banjskë. BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje të shpejtë të përgjegjësve dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika