“E vërteta” e viteve të sakrificës, Bylbyl Sokoli: Ishte obligim kombëtar, mbijetesa e sportit tonë

Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, ka shkruar në një postim në rrjetin social “Facebook” rreth temës së fundit që është hapur në opinionin futbolldashës në Kosovë. Kontributi për futbollin kosovar gjatë viteve 1990 deri në 1999.

Sokoli ka thënë se gjatë këtyre viteve qëllimi kryesor ka qenë mbijetesa e sportit të Kosovës.

Ndërsa, për këtë kanë kontribuar jo vetëm sportistët e atëhershëm. Por, edhe pedagogët, trajnerët, donatorët apo edhe pronarët e livadheve.

“Shumë shpesh, në raste rreziku, ishin fshatarët ata që mbronin sportistët aty ku zhvillohej aktiviteti sportive”, ka shkruar ai.

Analisti i rregullt i emisionit “Dueli Sportiv” në TV Dukagjini ka potencuar gjithashtu se ka qenë obligim kombëtar kontributi për mbijetesën e sportit.

Sipas tij, anipse plotë të tillë ditëve të sotme as nuk punojnë apo edhe nuk afrohen në institucionet e futbollit.

Bylbyl Sokoli është një nga njerëzit e parë që ka punuar në pavarësimin e sportit të Kosovës.

Përveç si trajner në disa skuadra kosovare dhe jashtë vendit, ai e ka drejtuar edhe kombëtaren e Kosovës.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të tij.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika