Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i ka bërë thirrje Serbisë që të marrë masat e nevojshme që autorët e sulmit në Banjskë të 24 shtatorit 2023, të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, të dalin para drejtësisë.
Hargreaves ka theksuar rëndësinë e vendosjes së drejtësisë për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë këtij sulmi terrorist.
Në një postim në llogarinë e tij në “X”, ambasadori gjithashtu ka vlerësuar profesionalizmin dhe trimërinë e Policisë së Kosovës për veprimet e tyre që ndihmuan në rivendosjen e rendit atë ditë, si dhe për punën e prokurorëve që ngritën aktakuzë lidhur me rastin.
“Sot bëhet një vit nga vrasja e policit Afrim Bunjaku dhe ngjarjet tronditëse që ndodhën në Banjskë. I bëj nder profesionalizmit dhe trimërisë së Policisë së Kosovës për veprimin e tyre për të rivendosur rendin më 24 shtator 2023 dhe prokurorëve të Kosovës për punën e tyre duke ngritur aktakuzë”, ka shkruar ambasadori Hargreaves.
“Britania e Madhe vazhdon të kërkojë që autorët e këtij sulmi, përfshirë Milan Radoiçiq, të kapen dhe të sillen para drejtësisë. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Serbisë që të marrë masat e nevojshme për të siguruar që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar tutje ai në platformën X.
Today marks a year since the killing of police officer Afrim Bunjaku and the shocking events that took place at Banjska.
I pay tribute to the professionalism and bravery of the Kosovo Police for their action to restore order on 24 September 2023, and to 🇽🇰 prosecutors
1/2 pic.twitter.com/1owK6OSGPq— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) September 24, 2024