Sveçla: S’kishte vonesa të njësive policore për të ndërhyrë në sulmin në Banjskë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mohuar deklaratat se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë mbetur një kohë të caktuar pa urdhër për të intervenuar në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se kur është njoftuar për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku u vra polici Afrim Bunjaku, ishte marrë vendim menjëherë për mobilizim të plotë.

Sveçla ka theksuar se ishte i njoftuar menjëherë për sulmin dhe për pasojat e tij, dhe se të gjitha kapacitetet e policisë u aktivizuan për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

“Momentin kur ka ndodhë sulmi në të cilin është vrarë Afrim Bunjaku jam thirr në telefon nga eprori i rajonit dhe jam njoftuar se kemi një sulm i cili ka pasoja të saj, pak a shumë është ditur se Afrimi ka ndërruar jetë, por nuk është ditur për gjendjen e të plagosurve tjerë, dhe ashtu jam njoftuar, do të thotë kemi një të vrarë kemi të paktën një të plagosur që nuk e dinin gjendjen te tij. Realisht këtu ka ndodhur ai momenti që është marrë vendim për mobilizim të plotë. Në Prishtinë isha unë, jo vetëm për të reaguar se ekzistojnë dy qasje reagim por edhe patjetër mobilizim të gjitha kapaciteteve unë mund të ju them lirisht që në atë moment të gjitha kapacitete e Policisë që janë në dispozicion janë mobilizuar për të parandaluar suksesin e këtij skenari”, është shprehur Sveçla.

“Pavarësisht se ka mundur të urdhëroj një patrullë policëve se çfarë është duke ndodhur ai iu ka pri atyre. Edhe pse ligjërisht ka mundur të iu thotë shkoni shihni se çfarë është duke ndodhur, por iu ka thënë ejani me mua të shohim se çfarë po ndodhë. Kjo është cilësia e një lideri dhe heroit i cili pa kurrfarë hezitimi në një ambient terri absolut iu prinë policëve për të kryer detyrën”, ka theksuar ai.

Ministri Sveçla ka mohuar gjithashtu spekulimet për vonesa të Njësive Speciale, duke i cilësuar si të pavërteta.

“Absolutisht nuk janë të vërteta, nuk asnjë të vërtetë këtu. As nuk e di e as nuk më intereson qëllimi i këtyre kuazinfomratave e vërteta është e qartë që prej momentit kur është vërejtur barrikada ka pasur reagim të duhur të njësive të ndryshme të Policisë”, ka deklaruar Sveçla.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika