Sveçla: Aktakuza për rastin e Banjskës e vonuar dhe jo e plotë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se aktakuza për rastin e sulmit në Banjskë është e vonuar dhe jo e plotë, duke theksuar se hetimi ishte më i madhi ndonjëherë nga Policia e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka konsideruar si të vonuar dhe jo të plotë aktakuzën që ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e sulmit në Banjskë.

Sveçla ka vlerësuar punën voluminoze të bërë nga ekipi hetimor, por shprehu zhgënjimin për vonesën në proces.

“Po është e vonuar aktakuza, por për mua edhe jo e plotë, siç e thash është dashur këta akterë të akuzohen por patjetër edhe e vonuar siç duket është një aktakuzë voluminoze por duke pasur parasysh dëshmitë e qarta që Policia ka arritur t’i mbledhë po ashtu punën e një ekipi jashtëzakonisht të madh hetimor”, ka theksuar ai.

Ai ka theksuar se një qasje më e shpejtë dhe më profesionale nga institucionet e drejtësisë do të kishte ndikuar në qëndrimet e disa akterëve ndërkombëtarë, duke nënkuptuar se reagimet e tyre mund të kishin qenë më të ashpra.

“Patjetër se do të duhej të ishte profesionale, nuk ka moment i cili duhej të merrej më me seriozitet sesa ai i Banjskës. Edhe qëndrimet e disa aketërve do të ishin ndryshe po që aktakuza do të ishte po aq profesionale siç thuani ju por më e hershme, akterët pra ndërkombëtarët”, ka thënë mes tjerash Sveçla në emisionin FIVE.

Ai ka theksuar se Kosova ka një përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla dhe për të ndëshkuar ata që cënojnë të ardhmen e vendit.

“BE-ja është 27 zëra edhe tek ne vjen ai zëri më i mekur. Por unë besoj që është borxh i yni dhe i këtij vendi ndaj të parëve tanë por edhe ndaj brezave të ardhshëm që të bëjmë maksimumin e nevojshëm që këto gjëra mos të na përsëriten por te jemi të përgatitur që të përgjigjemi çfarëdo sfide, me parandalim me reagim të duhur por pastaj edhe me ndëshkimin meritor që ata të cilët cenojnë të ardhmen vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika