Vokrri: Ka një ndryshim rrënjësor të situatës në veri pas rastit Banjska

Arbër Vokrri, zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në Debat Plus në TV Dukagjini ka thënë se një vit pas sulmit në Banjskë, atje ka ndryshuar situata rrënjësisht.

Ai ka thënë se 24 shtatori i vitit 2023 i ka dhënë vulë ndryshimit të madh në veri.

“Angazhimi policor ka filluar shumë më herët sesa që kur ndodhi Banjska, mirëpo ai ka qenë kapërcimi i madh, pra data e sotme e para një viti ka qenë ajo që i ka dhënë vulë këtij ndryshimi të madh që ka ndodh në teren”, ka thënë Vokrri.

Tutje, Vokrri ka thënë se sakrifica e pjesëtarëve të policisë ka mundësuar që veriu, por jo vetëm ai, të frymojë lirisht dhe të mos jetë më nën kërcënimet e grupeve të organizuara kriminale terroriste.

“Këtë e ka mirëpritur publiku i gjërë i Kosovës dhe jo vetëm”, ka thënë ndër të tjera Vokrri.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika