Nis gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Tashmë ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar për të akuzuarit e sulmit terrorist në Banjskë, nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Pamje nga mbajtja e seancës fillestare për rastin e sulmit në Banjskë, 25 shtator 2024 - Foto Dorentina Thaqi - TV Dukagjini.

Këtë të mërkurë ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim për sulmin terrorist janë sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nën masa të rrepta sigurie për seancën e shqyrtimit fillestar.

Pritet vendimi i Supremes lidhur me gjykimin në mungesë ndaj 42 të akuzuarve tjerë 

Siç raporton gazetarja në terren e TV Dukagjinit, Dorentina Thaqi, në fillimin e seancës është veçuar procedura ndaj tre të akuzuarve që janë në paraburgim dhe atyre që nuk janë prezentë. Kjo sipas gjyqtarit Arben Hoti bëhet për të mos prolonguar çështjen.

Derisa paraprakisht në seancën e shqyrtimit fillestarë prokurori Naim Abazi ka thënë se prezenca e 42 personave nuk ka mundur të sigurohet në asnjë fazë të procedurës, dhe ka kërkuar që të njëjtit të gjykohen në mungesë.

Këtë e kanë kundërshtuar avokatët e të akuzuarve, ndërkohë që gjyqtari Arben Hoti ka thënë se do t’i kërkojnë mendim Gjykatës Supreme, se a mund te vazhdohet me gjykimin në mungesë ndaj atyre që nuk kanë arritur të arrestohen.

Seanca ka vazhduar me shqyrtimin fillestar ndaj tre te akuzuarve që janë në paraburgim nga shtatori i 2023.

Pamje brenda sallës në gjykatë, ku pritet të mbahet seanca fillestare e rastit Banjska./Foto: Dorentina Thaqi

Në sallë të pranishëm janë edhe policët e plagosur nga sulmi i terroristëve në Banjskë, dhe familjarët e të akuzuarve.

Në paraburgim ndodhen vetëm tre persona që u arrestuan gjatë sulmit në Banjskë, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Foto/ Dorentina Thaqi – TV Dukagjini.

Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pak ditë para se të bëhet një vit nga sulmi terrorist, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave.

Në aktakuzë thuhet se ky grup, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, ka tentuar “ta shkëpusë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojë Republikës së Serbisë”.

Sot pritet të mbahet seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika