SHBA-ja dhe Gjermania kërkojnë hapa konkretë nga Kosova për themelimin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA], Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa t’i zbatojnë obligimet e dala nga dialogu i Brukselit.

Ai shtoi se mbështesin Kosovën në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO.

“Mesazhi ynë është i qartë se duhet angazhim për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi me synim përfundimtar njohjen e ndërsjellë. Ky mbetet synimi i qartë i SHBA-së…Presim të dy qeveritë të veprojnë në përputhje me të gjitha obligimet e marra në dialog. Presim të marrin dialogun seriozisht. Një nga gjërat që më befason është ky supozim nga akterë të ndryshëm në Kosovë se ka rrugë tjetër pos dialogut. Sugjerimi se nëse amerikanët, gjermanët, zgjedhin të favorizojnë atëherë bëjnë me gishta apo shkop magjik e largohen problemet. Bota nuk punon ashtu”, tha Hovenier në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci.

Hovernier, në kuadër të Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, theksoi nevojën edhe respektimit të të drejtave të minoriteteve në Kosovë. Hovenier ka thënë se duhet një përkushtim i ri më energjik në dialog.

“Ajo që na duhet është serioziteti dhe qëllimi në dialog. Duhet qasje e re më energjike nga të dyja palët. Negociuesit më të suksesshëm gjithmonë mendojnë për situatë ‘fitim-fitim’. Mendojnë si të marrin diçka, por edhe kolegu i tyre të marrë diçka që të jetë i kënaqur. Është proces. SHBA-ja dëshiron të shohë këtë, por pa kompromentuar themelet e Kosovës. S’do të ishte asnjë fitore çdo ndryshim në sovranitetin, pavarësinë apo integritetin territorial apo demokracinë e Kosovës. Por, nuk është edhe fitore kur minoriteteve nuk u respektohen të drejtat”, tha Hovenier.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ambasadori Rohde tha se ky veprim është thelbësor për integrimin e serbëve në institucionet kosovare.

Rohde nënvizoi nevojën që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika