Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar disa persona, fotografitë e të cilëve ua ka publikuar.
Sipas njoftimit, sektori i hetimeve të Prishtinës, me autorizime nga prokuroria kompetente, këkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në dy raste të ndara të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në kryeqytet.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e PK-së.