Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju Jork, është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me homologun e saj kanë folur për rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve.
“Në New York e falënderova presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës”.
“Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani.