Kërkohet paraburgim edhe për dy muaj për pesë të dyshuarit në rastin Sekiraqa – Capaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për pesë të dyshuarit në rastin Sekiraqa – Capaj, të akuzuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve

Prokuroria Themelore e Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar t’u vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj pesë të dyshuarve të përfshirë në rastin Sekiraqa – Capaj.

Sipas kërkesës së parashtruar nga prokuroria, të pandehurit Korab Gashi, Valdrin Ademi, në bashkëkryerje dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

Ndërsa, të pandehurit Robert Llumnica, Salih Sekiraqa, Fatos Abazi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

“Prokuroria Themelore në Prishtinë- Departamenti i krimeve të rënda, më datë 02.09.2024 ka pranuar Kallëzimin penal të me numër 2024-AB-2123 të datës 02.09.2024, të parashtruar nga Policia e Kosovës-NJHP në Prishtinë, sektori për hetimin e veprave penale të vrasjeve dhe personave të zhdukur, kundër të pandehurve Robert Llumnica, Salih Sekiraqa, Valdrin Ademi, Fatos Abazi, Korab Gashi dhe NN, personave për shkak të dyshimit të bazuar së në bashkëkryerje me persona të panjohur kanë kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 lidhur me nenin 31 të Kodit penal të Republikës së Kosovës, veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të Kodit penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ nga neni 356 të Kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesën e parashtruar nga gjykata, të cilën e ka siguruar Dukagjini.

Nga ana e Prokurorisë konsiderohet se janë plotësuar kushtet e parapara, pasi ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Po ashtu, thuhet se secili veç e veç kishte kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq, thuhet se vërtetohet mbi bazë dëshmive të dëshmitarëve Besart Maloku dhe Nderim Halimi, dhe Valon Jashari të dhëna para hetuesve, raportet policore të zyrtareve policorë nga dëshmitë materiale si armët e zjarrit të gjetura vendit të ngjarjes, si një armë zjarri e gjatë e tipit AK-47, dy armë zjarri të shkurta revole, të cilat janë konfiskuar, nga numri i madh i gëzhojave të zbrazura nga armët e lartcekura, filmimet nga video-incizimit e nxjerra nga kamerat e vendosura në objekte që kanë mbuluar vendin e ngjarjes, si dhe nga foto dokumentacioni i bashkangjitur kësaj kërkese dhe shkresave të lëndës.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika