“Gjyshi im njëherë thoshte dhe më falni për natyrën paksa të pagdhendur të saj [thënies]: Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”, kështu deklaroi sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeffrey Hovenier, gjatë fjalimit të tij në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, ka thënë shprehjes së Hovenierit se “mos urinoni nga klubi ku doni të hyni” është shprehje e dhimbjes dhe pakënaqësisë për rrugën e gabuar që ka zgjedhur Kosova.
Haradinaj tha se njerëzit që e duan Kosovës kjo rrugë iu dhemb dhe vendi ynë është keq dhe ka trend të përkeqësimit. Teksa ka shtuar se këmbanat po bien për gjithë ata që kanë vesh.
“Shprehja e tij ‘mos urinoni nga klubi ku doni të hyni’ është shprehje shumë e pazakontë e tij. Kjo shprehje e pazakontë është shprehje e dhimbjes dhe pakënaqësisë për kursin dhe rrugën e gabuar që ka përzgjedhur Kosova. Njerëzve që e duan Kosovën si Hovenier kjo ju dhemb. Kosova është keq dhe ka trend të përkeqësimit. Këmbanat po bien për të gjithë ata që kanë vesh!”, shkroi Haradinaj.