“Përplasje” ndërmjet Konjufcës e deputetit të VV-së për pezullimin nga shkolla të nxënëses me shami në Pejë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Korenica, kanë pasur një përplasje në lidhje me pezullimin e një nxënëseje nga shkolla "Bedri Pejani" në Pejë për shkak të bartjes së shamisë. Korenica ka kërkuar që t’i jepet asaj e drejta për të vazhduar shkollimin, ndërsa Konjufca e kujtoi se kërkesa e tij ishte jashtë rendit të ditës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka hapur një temë jashtë rendit të ditës në Kuvend për të ngritur shqetësimin për një nxënëse të shkollës “Bedri Pejani” në Pejë, të cilës nuk iu është mundësuar vijimi i mësimit për shkak të mbajtjes së shamisë.

Ai iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila nuk ishte prezente në kuvend, duke kërkuar që t’i jepet nxënëses e drejta për ta vazhduar shkollimin.

Deputeti i VV-së ka theksuar se është përgjegjësi e tyre kolektive që si të zgjedhur nga populli të merrem në këtë rast.

“Nuk kam hapësirë tjetër për të marrë fjalën, por dua të ngrit një shqetësim të rëndësishëm. E kam trajtuar këtë çështje edhe vitin e kaluar dhe më vjen keq që ministrja e Arsimit nuk është sot në kuvend. Ka katër javë që një vajzë 18-vjeçare nuk po ndjek mësimet në Pejë. Ajo paraqitet çdo dy-tri ditë në shkollë, por përjashtohet nga drejtori Musa Nikqi”, ka deklaruar ai.

“Nuk e kuptoj se si mund të qëndrojmë si deputetë, si kryetar i Kuvendit dhe si ministri e Arsimit, pa u marrë me këtë rast dhe pa i dhënë të drejtën vajzës për të vazhduar shkollimin. Kjo është një përgjegjësi kolektive për ne të gjithë. Pra, i çoj mesazh drejtpërdrejt ministres së Arsimit dhe të merret me rastin dhe të mos lejojë që këto probleme çdo vit me u paraqit për një faj që ne e kemi trashëguar nga dikush tjetër që e ka vendosur një udhëzim administrativ diskriminues”, ka theksuar tutje  Korenica.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ia ka tërhequr vërejtjen duke i thënë se kërkesa e tij ishte jashtë rendit të ditës dhe se fushata për shqyrtimin e problemeve fillon në muajin janar.

“Si kryetar i Kuvendit, është detyra ime të tërheq vërejtjen se kërkesa juaj është jashtë rendit të ditës. Fushata fillon më 6-7 janar, dhe keni gjithë kohën e nevojshme për të ngritur të gjitha problemet”, ka thënë ai.

Prokuroria Themelore e Pejës tashmë ka filluar hetimet lidhur me rastin e nxënëses në Pejë, e cila u pezullua nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Pasi kemi pranuar informatat përmes email-it zyrtar për rastin në fjalë, çështja i është ndarë një prokurorit të shtetit , i cili do ta trajtoj rastin se a ka elemente të veprës penale
“Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nga neni 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Nikçi.

Sipas tij, prokurori i çështjes pritet t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe më pas të marrë vendim nëse do të niset ndonjë procedurë penale lidhur me këtë rast.

Prokuroria nis hetimet për pezullimin nga shkolla të nxënëses me shami në Pejë

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika