Policia e Kosovës reagon pas raportimit të Dukagjinit për “sanksione” nga SHBA-ja

Një ditë pas raportimit të TV Dukagjini dhe pasi nuk ofruan përgjigjet e kërkuara, Policia e Kosovës ka vendosur që të reagojë përmes një komunikate për media rreth trajnimeve dhe avancimeve profesionale të tyre dhe bashkëpunimit me SHBA-të

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimit të televizionit Dukagjini se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë “sanksionuar” këtë institucion me anulimin e disa trajnimeve.

PK-ja ka thënë se trajnimet nuk janë ndërprerë për asnjë periudhë kohore dhe se ato vazhdojnë të realizohen, por nuk e ka mohuar raportimin e RTV Dukagjinit.

Në një komunikatë për media, Policia ka njoftuar se në periudhat 2022,2023 dhe 2024 janë realizuar 230 trajnime brenda dhe jashtë vendit.

“Një nga përkrahësit dhe parterët kyç në ofrimin e trajnimeve brenda Policisë së Kosovës por edhe të dërgimit të zyrtarëve për trajnim jashtë vendit, ka qenë dhe vazhdon të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët gjatë periudhës kohore të viteve 2022-2023-2024, e deri me tani kanë realizuar mbi 250 trajnime brenda dhe jashtë vendit, ku kanë marrë pjesë mbi 2.300  pjesëmarrës nga Policia e Kosovës, përfshirë edhe njësitet elite të PK-së”, thuhet në komunikatë për media.

TV Dukagjini ka mësuar nga burime të afërta me këto zhvillime se janë anuluar disa trajnime të ndryshme të Policisë së Kosovës që janë kryer deri së fundmi në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.

Informacionet as nuk janë pohuar por as mohuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe  SHBA-ja nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërsa, këtë të enjte, Policia e Kosovës ka theksuar se vazhdon të ketë bashkëpunim dhe raporte të jashtëzakonshme me SHBA-në dhe  Ambasadën Amerikane  “të cilët në vazhdimësi kanë investuar shumë në Policinë e Kosovës me trajnime, me ekspertizë e po ashtu edhe me pajisje logjistike e të teknologjisë”.

“Po ashtu PK-ja deklarimet e Ambasadës Amerikane që ndërlidhen me fushën e sigurisë dhe institucionin e PK-së, i merr me shumë seriozitet dhe mban komunikim të vazhdueshëm me ta, për të sqaruar gjithçka që mund të  ketë sjellë deri tek ky perceptim edhe konstatim për PK-në”,  thuhet në reagimin e tyre.

Gjithashtu, PK-ja ka theksuar se merr me shqetësim dhe është e gatshme të procedojë gjithçka që është e nevojshme që keqkuptimet e mundshme të eliminohen dhe të ruhet partneriteti ynë i jashtëzakonshëm me SHBA-të.

Anulohen trajnimet e Policisë, “sanksionohet” nga ShBA-ja

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të...

Të fundit nga rubrika