Ura që lidh Kosovën dhe Serbinë mbi liqenin e Ujmanit është bllokuar pjesërisht nga Policia e Kosovës.
Në muajin shkurt të këtij viti, Televizioni Dukagjini kishte raportuar për këtë urë e cila ndonëse nuk është pikë kufitare, nuk ka pasur patrullim.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Dukagjinin se kjo urë po bllokohet pjesërisht me qëllim të parandalimit të kontrabandës.
LEXO MË SHUMË: Ura e “askujt”, vendi që s’po e kontrollon kërkush në veri
Kjo urë në një pjesë gjendet në Bërnjak të Kosovës, e një pjesë në Vitkovicë të Serbisë.
Në vijim, shihen pamje të publikuara nga “Korridor” në rrjetin social “Telegram”.