Masakra e Abrisë: Motra dhe vëllai tregojnë për ditën kur iu vranë 23 anëtarë të familjes

Më 26 shtator 1998, forcat serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme. Liridona dhe Besnik Deliu, dy nga katër të mbijetuarit, tregojnë për traumat e asaj dite.

Më 26 shtator 1998, Abria e Epërme u shndërrua në skenën e një masakre të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë, ku forcat serbe ekzekutuan 23 anëtarë të familjes Deliu, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq.

Në këtë tragjedi, vetëm katër anëtarë të familjes arritën të mbijetojnë: ndër ta, Liridona dhe Besnik Deliu, që sot ndajnë përvojat e tyre për ngjarjet që ndodhën para 26 vjetësh.

Liridona, e cila ishte vetëm 3 vjeçe kur forcat serbe vranë familjarët e saj, përfshirë nënën e saj shtatzënë, tregon për traumat e asaj periudhe.

“Gjatë viteve në vazhdim sipas rrëfimeve të familjes është një trishtë shumë i rëndë për mua si fëmijë. Neve gjatë luftës na kanë grasatuar prej një pjesë të largët dhe na kanë dërguar forcat serbe në një fshat tjetër, ku na kanë dërguar një plak dhe një plak. Gjatë kohës sa kemi qëndruar aty, e kanë vrarë plaken. Ka qenë një tragjedi e dyfishtë pr neve. Kur e kanë vra ka pasur tepër britma, ende më trishtojnë….

Për neve të katërve nuk e kanë ditë se çfarë ka ndodhur me neve… 10 anëtarë të faljes së ngushtë janë vrarë; Gjyshja, mixha me grua dhe me djalë, halla e babit dhe dy gra të mixhallarve dhe tre fëmijët e mixhës”, ka treguar Lirdona Deliu.

Besniku, vëllai i saj, ishte vetëm 5 vjeç në kohën e masakrës. Ai kujton ndihmën e një gazetari, Julius Strauss, që kishte qenë në vend të ngjarjes dhe që ndihmoi për të gjetur një psikologe nga Londra për t’i trajtuar.

“Ajo plaka në ato mundësit e veta, është mundura më na shëru plagët. Deri është ardh mixha edhe na ka gjet. Unë kam qenë i vogël, nuk e dallojsha shumë uniformat, por më kujtohet që ishte në uniform dhe menjëherë më ka rënë të fiktë. Edhe kur jam çuar, jam çuar në prehër në mixhës.

… Pas ngjarjes kishim truama. Një gazetar Julius Strauss që kishte ardh në vend të ngjarjes, na kishte parë neve që kishim shpëtuar dhe angazhon një shoqe të tij prej Londrës që ishte psikologe. Dhe i thotë që duhet me ardh me i trajtu këta fëmijë. Edhe fal saj dhe trajtimin të saj jemi këtu”, ka rrëfyer Besnik Deliu.

Liridona dhe Besniku kanë treguar se nuk kanë vizituar asnjëherë shtëpinë ku u strehuan pas masakrës, për shkak të frikës nga rikthimi i traumave të një çerek shekulli më parë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika