Kurti në takim me Ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, diskutojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Kryeministri Kurti takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme, njëherësh zëvendëskryeministrin aktual dhe ish-kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në takim sipas njoftimit thuhet se u diskutua rreth raporteve mes dy vendeve dhe mundësive të reja të bashkëpunimit ekonomik.

“Si një nga vendet e para që njohu pavarësinë tonë në vitin 2008, Luksemburgu në vazhdimësi ka qenë përkrahës i Republikës së Kosovës dhe kontribuues në fushën e ekonomisë, edukimit, shëndetësisë dhe sigurisë. Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bettel diskutuan rreth raporteve ndërshtetërore, nivelit të zbatueshmërisë dhe përfitimet nga marrëveshjet bilaterale që Kosova dhe Luksemburgu kanë në fusha të ndryshme, dhe për mundësitë e reja të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare që viteve të fundit kanë shënuar një trend të rritjes.”

Në njoftim thuhet se kryeministri Kurti, theksoi përparimin ekonomik e demokratik dhe respektimin e të drejtave të njeriut, krahas stabilitetit institucional, politikave fiskale, pozitës gjeografike dhe fuqisë punëtore profesionale, si përparësi që Kosova ka për investitorë të huaj.

“Ai veçoi avancimin dhe potencialin që vendi ynë ka në fushën e informacionit dhe shërbimeve digjitale, dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në drejtim të tranzicionit energjetik, energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës energjetike që ndikojnë për të mirë si mjedisin ashtu edhe ekonominë.”

Poashtu kyreministri ka falënderuar ministrin Bettel për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për rolin aktiv, ndër të tjera në fuqizimin e shoqërisë, përkrahjen e nismave mjedisore, asistencës teknike, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe zhvillimit të qëndrueshëm përmes Agjencisë Zhvillimore LuxDev,” thuhet ne njoftim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika