Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Kampionatin Evropian U-21

UEFA konfirmoi se Shqipëria dhe Serbia do të bashkorganizojnë Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2027

UEFA ka konfirmuar se Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkëorganizatorët e Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027. Siç shkruan “Associated Press” kandidatura e tyre është e vetmja që plotëson afatet e vendosura nga UEFA.

Vendimi përfundimtar pritet të merret më 16 dhjetor në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Sidoqoftë, në të kaluarën, Belgjika dhe Turqia shprehën interes për organizimin e këtij turneu, por nuk arritën të aplikonin me kohë.

Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interesim në të kaluarën, por s’kishin aplikuar me kohë.

Federatat e futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë u angazhuan në maj për të planifikuar këtë ngjarje të madhe sportive, e cila do të sjellë së bashku 16 ekipe. Organizimi i turneut kërkon tetë stadiume të gatshme për të pritur 31 ndeshje.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika