Institucionet të paqarta nëse SHBA pezulloi disa trajnime të Policisë së Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se nuk ka marrë ende asnjë vendim lidhur me çështjet e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe elementet e saj vartëse. Deklarata e ambasadës vjen pas raportimit nga TV Dukagjini, ku burimet kishin bërë të ditur se disa trajnime të Policisë së Kosovës nuk u mbajtën si pasojë e veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës në katër komunat veriore. Reagim ka pasur edhe nga Policia e cila po ashtu nuk ka mohuar raportimet e televizionit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se ende nuk e ka marr një vendim për mënyrën e vazhdimit të bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe mekanizma të saj, siç është Policia e Kosovës.

Reagimi vjen në përgjigjen e televizionit për raportimin e djeshëm, sipas të cilit, burime brenda Policisë treguan se së paku në një rast, trajnimi “Antiterrorism Assistance Program”, i njohur si ATA është pezulluar.

Sa i përket pyetjes suaj, ju lutem referojuni deklaratës së 30 gushtit, e cila thotë: “Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”. Ne jemi duke vazhduar shqyrtimin e çështjes dhe për momentin  deri tani nuk kemi marr asnjë vendim,” u tha nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë.

Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë i kritikoi Ambasada Amerikane pasditen e 30 gushtit, kur Policia me urdhër të MAPL-së mbylli komunat paralele serbe në veri.

Prandaj edhe paralajmëroi se kjo do të ndikojë në bashkëpunimin ndërinstitucional.

Policia e Kosovës, e cila një ditë më parë nuk u përgjigj fare në pyetjet e televizionit, ka vendosur që një ditë më vonë të lëshoj një njoftim për të gjitha mediat.

Aty nuk demantohet raportimi i Dukagjinit për pezullim trajnimesh pas datës 30 gusht por tregohet se ka pasur mbi 200 trajnime në periudhën 2022-2024.

Sipas komunikatës, edhe në këtë javë janë dërguar nominime për trajnime. Por, marr parasysh procedurën e tillë të programeve të Ambasadës Amerikane, nominimi nuk nënkupton pjesëmarrje automatike sepse të nominuarit në programe të Departamentit Amerikan të Shtetit kalojnë në disa filtra, përfshirë në Uashington.

Megjithkëtë, Policia  u shpreh e gatshme të sqarojë të gjitha keqkuptimet sipas tyre me Ambasadën Amerikane.

“PK-ja deklarimet e Ambasadës Amerikane që ndërlidhen me fushën e sigurisë dhe institucionin e PK-së, i merr me shumë seriozitet dhe mban komunikim të vazhdueshëm me ta, për të sqaruar gjithçka që mund të ketë sjellë deri tek ky perceptim edhe konstatim për PK-në. PK-ja merr me shqetësim dhe është e gatshme të procedojë gjithçka që është e nevojshme që keqkuptimet e mundshme të eliminohen dhe të ruhet partneriteti ynë i jashtëzakonshëm me SHBA-të,” thuhet nga Policia e Kosovës.

Në njoftim po ashtu thuhet se ky institucion “udhëhiqet nga parimet e llogaridhënies dhe transparencës andaj është e hapur dhe e gatshme që ti ofrojë opinionit të gjerë dhe mediave informacionet zyrtare dhe statistikat për trajnimet”

Nisur nga kjo, Dukagjini ka kërkuar të dhëna për trajnimet e Policisë të mbajtur në vitin 2023, 2024 dhe veçanërisht në periudhën 30 gusht – 25 shtator, por Zyra për Media, deri në publikim të kësaj kronike, nuk është përgjigjur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika