Hamza: Dialogu nuk është proces populist – Kurti ka bërë regres

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka shprehur shqetësim e tij për mungesën e progresit në procesin e dialogut gjatë viteve të fundit

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka adresuar kritika drejtë Qeverisë Kurti teksa ka theksuar rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Hamza vuri në dukje se disa marrëveshje të arritura përmes dialogut, si menaxhimi i integruar i kufijve dhe marrëveshjet për doganat, kanë sjellë rezultate konkrete.

Megjithatë, Hamza shprehu shqetësimin se vitet e fundit nuk ka pasur ndonjë progres domethënës në dialog, dhe në disa segmente është vërejtur regres.

“Dhe disa marrëveshja të arritura janë zbatuar dhe duke prodhuar rezultate. Po përmendi menaxhimin e integruar të kufijve, apo marrëveshja për doganat. Sot i kemi pikat, kufijtë në pikën 1 dhe 31, se në Merdare dhe pikat tjera ka funksionuar edhe më herët, funksionale, që funksion sipas ligjit… marrëveshja për kodin telefonik, zgjedhjet sipas ligjeve të Kosovës, buxheti i aprovuar nga komunat sipas ligjeve të Kosovës dhe pjesë e buxhetit të Kosovës. Prokuroria, gjykatat tema të tjera…

Viteve të fundit nuk është që ka pasur ndonjë progres domethënës në dialog… nuk thashë që nuk ka asnjë arritje, po progres domethënës. Përkundrazi në segmente të caktuar kemi lëvizur në regres. Nëse i referohemi të kaluarës deklaratat e partnerëve, të cilët shumë të rëndësishëm, kanë qenë që ky proces të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Nëse i referohemi letrave të dy presidentëve edhe Trump dhe Biden në brendi është njohja reciproke mes dy vendeve. Tash marrëveshjet që me detale i keni shpjeguar në këtë studio edhe në mënyrën më profesionale do të thotë nuk po flasim për këtë fazë, për njohje të ndërsjellë, po flasim për një normalizim të raporteve, disa hap, disa marrëveshje, që lënë hapësirë që prapë ardhmen për njohjen me pas tema.

Si shtet duhet të sillemi të përgjegjshëm. Me vetëdije që dialogu nuk është proces populist që shumë ta jep hapësirën me konvertu në votë, nëse dëshiron me qenë korrekt me interesin e shtetit. Për mua prioritet janë të qarta; interesi i shtetit, partitë politike dhe pastaj individë brenda partive”, ka thënë Hamza.

Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Hamza theksoi sr draftstatuti (evropian) ka dy probleme kryesore; rezoluta 1244 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara edhe komisioni i arbitrazhit.

“Interesi i shtetit është që ne të jemi të përgjegjshëm në raport me marrëveshjet ndërkombëtare që i kemi pranuar si shtet…

Për mua si kryeministër i ardhshëm, tash jam kandidat, për PDK-në, ky dokument (draftstatuti i Asociacionit) ka probleme. Ka edhe tjera sidomos dy. Këto dy duhet të diskutohet dhe s’duhet me qenë pjesë e këtij dokumenti.

Rezoluta 12/44 është problem gati i patejkalueshëm dhe arbitrazhi. Ne i kemi institucionet tona të drejtësisë, duhet ti besojmë dhe ti respektojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe kur janë në dobi të një subjekti politike, apo edhe kur nuk janë… ka edhe probleme të tjera por këto të dyja janë kryesore”, ka shtuar Hamza.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika