Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në vendpritjen e Qeverisë së Shqipërisë.
Në takimin e tetë mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë pritet të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi mes dy shteteve.
Në vendpritje ka arritur edhe Albulena Haxhiu, Ministrja e Drejtësisë.
Ndërkohë, Ministrat e qeverisë shqiptare janë nisur me autobus drejt Kosovës, për të qenë të pranishëm në mbledhjen e tetë të përbashkët mes dy qeverive.
Mbledhja do të zhvillohet në Prishtinë dhe pritet të nisë në orën 11:15.
Siç shihet në foton e publikuar nga vetë ministrat, në autobus janë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi; ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja; ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka; ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu; ministrja e Kulturës, Elva Margariti; ministrja e Transportit, Belinda Balluku; ministrja e Arsimit, Evis Kushi, si dhe ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi.