Këtë të premte është paralajmëruar protestë në Zubin Potok nga ana e qytetarëve serbë që jetojnë në veri të vendit.
Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Jemi njoftuar për një protestë në ora 11:00”, ka thënë Elshani.
Ndërsa, sipas Elshanit, nuk dihet arsyeja dhe nuk u dhanë detaje shtesë rreth kësaj proteste.
Po ashtu, nuk dihet nëse do të ketë protestë edhe në komunat e tjera në veri të Kosovës.