Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se do të mirëpres me kënaqësi lexuesit e vegjël përgjatë 5 ditëve të Panairit, nga ora 10 deri në orën 18:00. Ndër aktivitetet e shumta që kanë planifikuar, bëjnë pjesë edhe dy garat e mëposhtme, për të cilat do të shpërblejnë nxënësit:
- SHKRIMI MË KREATIV: nxënësit e klasave 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhet të krijojnë shkrime (nga imagjinata e tyre) që lidhen me personazhet e lektyrave të shtëpisë botuese “Dukagjini”. Për shkrimet me kreative, do të shpërblejnë vendin e parë, të dytë dhe të tretë.
Shkrimi: poezi ose tregim i shkurtër (150-250 fjalë)
- ILUSTRIMI MË I BUKUR: nxënësit e klasave 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhet të krijojnë ilustrime/vizatime që lidhen me lektyrat e shtëpisë botuese “Dukagjini” dhe personazhet e tyre. Për ilustrimet më të bukura, do të shpërblejnë vendin e parë, të dytë dhe të tretë.
Si shkrimet, ashtu edhe ilustrimet, mund t’i dërgoni duke ju shkruar mesazh në Facebook ose në e-mailin: [email protected]
Dhuratat do të ndahen më 5 tetor, ditën e shtunë, nga ora 12:00. Ato do të mbesin befasi për ju.
Jua rikujtojmë lektyrat e botuara deri tani nga shtëpia botuese “Dukagjini”:
Klasa 1: “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera”, “Përralla popullore mbi kafshët”, “Bletëzat”, “Rrëfenja” dhe “Tregimi i lepurit Piter”;
Klasa 2: “Vjersha”, “Shkolla e pyllit”, “Përralla të zgjedhura”, “Lepurushi prej pushi” dhe “Përralla e postierit”;
Klasa 3: “Aventurat e Pinokut”, “Posta e porositur”, “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores”, “Shigjeta e kaltër” dhe “Si u bënë kafshët siç janë sot?”;
Klasa 4: “Udhëtimi i Pikëpyetjes (tregime të zgjedhura)”, “Bleta Maja dhe aventurat e saj”, “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave”.
Panairi i librit për fëmijë mbahet nga 2 deri më 6 tetor në Prishtinë.