Një person është arrestuar lidhur me aksionin masiv antidrogë në Pejë, ku u sekuestrua mbi një ton drogë me vlerë rreth 5 milionë euro.
Aksioni, i cili konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë që nga paslufta, është ende në zhvillim, ndërsa siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, disa persona të tjerë të dyshuar janë ende në arrati.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se aksioni po vazhdon dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.
Sekuestrohen mbi një ton drogë në vlerë rreth 5 milionë euro në Pejë