Sekuestrohet një sasi pijesh në vlerë prej 5 mijë euro me banderola serbe

Njësitë e Doganës dhe Policisë së Kosovës kanë sekuestruar mallra të kontrabanduara në Kllokot, me një vlerë prej 5 mijë eurosh

Foto: Dogana e Kosovës.

Njësi të Doganës dhe Policisë së Kosovës kanë sekuestruar mallra të kontrabanduara në dy subjekte afariste në Kllokot, Viti.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë gjetur pije alkoolike me banderola të Serbisë që dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale.

Vlera e mallrave të sekuestruara raportohet të jetë 5 mijë euro.

“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare RMV-RKS. Pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy subjekte afariste në Kllokot-Viti. Gjatë kontrollit të subjekteve janë hasur pije alkoolike me banderola te Serbisë që dyshohej se janë sjellë përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion te rregullt mbi prejardhjen e mallrave”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Ndërsa, rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të...

Të fundit nga rubrika