Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në New York, ku kanë diskutuar për hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak ka ndarë detaje nga takimi në platformën “X”, duke theksuar se të dyja palët janë dakorduar që nuk ka alternativë tjetër përveç zbatimit të shpejtë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.
“Ne ramë dakord se nuk ka alternativë për zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.
I joined @StateEUR and DAS Kasanof for a meeting with Kosovo’s PM @albinkurti this morning to discuss the way forward. We agreed that there is no alternative to the swift implementation of the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/dQ6b1EPGv0
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2024
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka konfirmuar këtë takim, duke theksuar se Kurti i ka shprehur ndihmëssekretarit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe Lajçakut përkushtimin e Kosovës në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.
Kryeministri ka theksuar rëndësinë e përmbushjes së parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.