Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se në qeverinë e ardhshme, Kosova do të fillojë të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit.
Ai theksoi se kjo do të përfshijë investime në sektorin e energjisë, ndërtimin e autostradave dhe hekurudhave.
“Në qeverinë e ardhshme, Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit për të nisur investimet në energjetikë, autostrada e hekurudha”, ka shkruar Hoti në Facebook.