Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar dhe një tjetër është në arrati pasi dyshohen të kenë dhunuar një të miture në Suharekë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Tutje bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është i mitur.
“Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.