Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në New York është takuar edhe me mërgatën shqiptare.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” e ka cilësuar këtë si një mbrëmje madhështore, “ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës”.
“Një mbrëmje madhështore në mesin e mërgatës sonë dje, ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës! Faleminderit Shoqatës ‘Ulqini’ dhe të gjitha shoqatave të tjera pjesëmarrëse për organizimin”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar edhe pamje nga takimi.