Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në përmbyllje të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “X” ka shkruar se i ka vlerësuar idetë që ka thënë se Osmani i ka dhënë për zbatimin e Aneksit të Ohrit.
“Para se të kthehem në Bruksel, takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova mendimet dhe rekomandimet e saj për mënyrën se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar ai.
And it’s a wrap for #UNGA this year! Before heading back to Brussels, I met with Kosovo’s President @VjosaOsmaniPRKS to discuss the state of play in the normalisation process. Appreciated her thoughts and recommendations how to implement the Ohrid Agreement. pic.twitter.com/NDDToSf4vW
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2024
Lajçak mbrëmë ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në New York, ku kanë diskutuar për hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak ka ndarë detaje nga takimi në platformën “X”, duke theksuar se të dyja palët janë dakorduar që nuk ka alternativë tjetër përveç zbatimit të shpejtë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.
Lajçak pas takimit me Kurtin: Nuk ka alternativë për zbatimin e Marrëveshjes