Sot u nda nga jeta Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së, veprimtari politik, bashkëqytetari ynë – Imri Ilazi – Komandant Ferri.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajit përmes një postimi në “Facebook” ku ka njoftuar se në kujtim të jetës dhe veprës së tij, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, organizon sot mbledhje komemorative nga ora 15:00 në Teatrin “Adriana”, në Ferizaj.
“Ngushëllime të sinqerta familjes Ilazi, bashkëluftëtarëve, familjeve të Dëshmorëve të Kombit, invalidëve e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shpirti i tij, u prehtë në parajsën e paskaj”, thuhet në njoftim.